KODIKU I 56-TË, I BERATIT
(MINEJ)
Materiali: letër.
Përmasat: 28 x 22 cm.
Sasia e fletëve: 203.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe të errët. Inicialet janë të mëdha e të stolisura, në
ngjyrë të kuqerremtë.
Ky kodik, duke pasur fletë të zhdukura, mund të themi se përmban tekst për muajin prill, që
fillon prej fletës 10 verso, më datë 11 që flet për Shën Antipën, dhe vazhdon deri në fund të
muajit, që mbyllet me fletën 79 recto.
Në fletën 79 verso kodiku përmban një shkrim nga Evraim Siriani, me titullin: “Mbi punët e
mira të tij dhe mbi pushimin e Perëndisë”. Ky shkrim shkon deri në fletën 80 verso. Kurse
fleta 81 recto ka një shënim të Joasafit të Beratit, ku bekohen ata njerëz që e marrin këtë
kodik dhe pasi e lexojnë e kthejnë në kishë, por ata që e marrin dhe e përvetësojnë kodikun
Joasafi i mallkon me emrin e 318 etërve të koncilit të parë ekumenik: Marrçin sëmundjen e
lebrës!
Prej fletës 81 verso fillon muaji i majit, me datën 1. Maji zë pjesën prej fletës 81 deri në fletën
203, dhe mbyllet me datën 26. Fletët e tjera janë zhdukur.
Dëmet: Prej fletës 1 deri në fletën 7 teksti nuk mund të përcaktohet se cilit muaj i përket. Këto
në të shumtën e tekstit janë fshirë dhe ndotur shumë.
Datimi: Në bazë të grafisë edhe ky kodik duhet t’u përkasë dekadave të para të shekullit të 15-
të. Duhet të jetë kopjim po i murgut Simeon të manastirit të Vangjelistrës, në kala të Beratit.
Kodiku i 7-të, i Vlorës; shek. XI.
Mbulesë origjinale, ana e pasme;
zbukurim në formë barelievi: skena
e kryqëzimit të Krishtit.
Kodiku i 7-të, i Vlorës; shek. XI.
Mbulesë origjinale, ana e pasme;
zbukurim në formë barelievi, detaj:
Krishti me kryqin.
Kodiku i 5-të, i Vlorës; shek. XI.
Mbulesë origjinale, ana e
përparme; zbukurime në formë
barelievi të motiveve ungjillore.
1. Kodiku i 25-të, i Beratit; shek.
XII-XIII; fl. 1 r. Vinjetë dhe nistore
kapitale.
2. Kodiku i 31-të, i Beratit; shek.
XIII; fl. 2 r. Shkrim me vlera
kaligrafike.
3. Kodiku i 29-të, i Beratit; shek.
XIII-XIV; fl. 212 r. Vinjetë në hyrje
të tekstit të ungjillit sipas Gjonit.
Nistore kapitale të zbukuruara në
stilin e hershëm.
4. Kodiku i 89-të i Beratit; shek.
XIV; fl. 30 r. Shkrim me vlera
kaligrafike.
3 4
1 2
1. Kodiku i 28-të, i Beratit; shek.
XII-XIII; fl. 73 v – 74 r. Shkrim me
vlera kaligrafike.
2. Kodiku i 24-t, i Beratit; shek.
XIII; fl. 247 v. Faqe e dëmtuar.
2
Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XIXII;
fl. 17 r. Vinjetë, kryeshkronjë
e zbukuruar dhe tekst me vlera
kaligrafike.
Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XIXII;
fl. 1 r. Vinjetë, shkrim kaligrafik
minuscul me vlera estetike.3 4
1
1. Kodiku i 41-të, i Beratit; shek. XIV;
fl. 92 v. Shkrim i veçantë
njëshkolonë, me zbukurime të
nistores kapitale dhe me figurën e
një kleriku të lartë.
2. Kodiku i 47-të, i Beratit; shek. XIV;
fl. 268 v. Kryeshkronjë me
zbukurime ekstravagante.
3. Kodiku i 44-t, i Beratit; shek. XIVXV;
fl. 26 v. Fletë e dëmtuar.
4. Kodiku i 42-të, i Beratit; shek. XIIIXIV;
fl. 1 r. Vinjetë që paraprin fillimin
e një ungjilli, fletë e dëmtuar.
1. Kodiku i 42-të, i Beratit; shek. XIIIXIV;
fl. 95 r. Vinjetë dhe tekst i
dëmtuar.
2. Kodiku i 45-të, i Beratit; shek. XIV;
fl. 108 r. Vinjetë dhe bukurshkrim.
Kodiku i 83-të, i Shkodrës; shek.
XIV; fl. 18 r – 19 v. Shkrim latin, që
lidhet me emrin e shën Agustinit.
1. Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek.
XI-XII; fl. 12 r. Miniaturë.
2. Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek.
XI-XII; fl. 15 v. Miniaturë e thjeshtë
me kryqin, shkurtesën e emrit të
Krishtit dhe dekoracione.
3. Kodiku i 9-të, i Beratit; shek.
XI; fl. 7 r. Vinjetë dhe bukurshkrim.
1 3
2
1. Kodiku i 70-të, i Beratit; shek.
XVIII; fl. 30 r. Bukurshkrim me
dekoracion në vendin e
kryeshkronjës.
2. Kodiku i 68-të, i Beratit; shek.
XVII; fl. 16 r. Zbukurim i veçantë
me forma gjeometrike.
1 2
1 3
2
1. Kodiku i 70-të, i Beratit; shek.
XVIII; fl. 2 r. Bukurshkrim.
2. Kodiku i 69-të, i Beratit; shek.
XVIII; fl. 2-3. Bukurshkrim.
3. Kodiku i 68,-të i Beratit; shek.
XVII; fl. 15 v. Bukurshkrim.
Kodiku i 66-të, i Beratit; shek.
XVII; fl. 172 r – 173 v. Bukurshkrim
dhe anëshkrime.
1. Kodiku i 67-të, i Beratit; shek.
XVII-XVIII; fl. 6 r – 7 v. Zbukurime
të thjeshta, vinjetë me forma
gjarpëruese.
2. Kodiku i 68-të, i Beratit; shek.
XVII; fl. 2 r. Kryeshkronja të
zbukuruara.
1 2Kodiku i 13-të, i Beratit; shek. XIIXIII.
Mbulesë origjinale me
zbukurime në metal. Deizis i
madh.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve