KODIKU I 61-TË, I BERATIT
(OROLOG)
Materiali: Letër.
Përmasat: 22 x 14.7 cm.
Sasia e fletëve: 233.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe. Shënimet dhe inicialet janë në ngjyrë të kuqerremtë.
Por teksti ka një vlerë të theksuar kaligrafike (bukurshkrimore).
Gjendja e kodikut: Kapakun e sipërm, të vjetrin, nuk e ka. Fletët e para mungojnë. Fletët 9 e
10 kanë pësuar mjaft ngrënie nga mola, duke dëmtuar dhe tekstin. Edhe fletët e fundit dhe
kapaku i poshtëm në pjesën e sipërme janë brejtur nga insektet, duke dëmtuar dhe lëkurën
me të cilën është mbuluar. Ka shumë nevojë për restaurim. Ky kodik ka dhe mjaft fletë të
ndotura.
Kodiku, si libër orolog, përmban lutje, që përdoren gjatë ditëve të javës në tempull.
Duke u mbështetur në grafinë e tij, kodiku nuk mund të jetë më i hershëm se shekulli i 16-të
dhe i 17-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]