KODIKU I 77-TË, I BERATIT
(UNGJIJNËPERIKOPE)
Materiali: Pergamenë me fletë të trashë, jocilësore.
Përmasat: 24 x 15.8 cm.
Sasia e fletëve: 198.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe. Titujt janë në ngjyrë të kuqe, si dhe inicialet.
Teksti: Në një kolonë. Inicialet i ka të mëdha.
Kapakët: Prej dërrase, të veshur me lëkurë, me linja dhe motive të presuara, të
vizatuara.
Dëmet: Kapaku sipër e ka mjaft të grisur mbulesën prej lëkure. Nga fashikulli i parë i
kodikut kanë mbetur vetëm dy fletë. Nga këto e para është grisur mjaft në pjesën e poshtme.
Dy fletët e para janë errësuar ngapak. Në fletën 96 kanë prerë një pjesë pergamene, pa
dëmtuar tekstin. Në fletën 145 anash tekstit kanë zhgaravitur vonë me ngjyrë të zezë. Prej
fletës 165-169, duke e përfshirë dhe këtë të fundit, në pjesën e sipërme fletët janë ndotur pak
nga lagështia. Kapaku është i shqitur nga lidhja.
Kodiku përmban perikope të cilat lexohen gjatë festave, por dhe gjatë ditëve të rëndomta.
Këtu mungojnë jo vetëm pjesë perikopesh nga fillimi dhe mbarimi i kodikut, por mungon dhe
pasqyra që tregon cili perikop lexohet në një ditë e cili në një ditë tjetër.
Duke u mbështetur në grafinë e tipit të vonë, kodiku duhet t’u atribuohet dekadave të fundit të
shekullit të 14-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]