KODIKU I 78-TË, I GJIROKASTRËS
(PENDIKOSTAR)
Materiali: Letër.
Përmasat: 21 x 16 cm.
Sasia e fletëve: 290.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe, në një kolonë.
Kapakët: Prej dërrase, të veshur me lëkurë. Ato janë dëmtuar shumë. Kapaku i
poshtëm thuajse e ka të zhdukur lëkurën, kurse i sipërmi e ka shumë fragmentare. Fletët e
para janë zhdukur krejt. Fleta 1 ruhet pjesërisht, po kështu dhe katër fletët e fundit. Fragmente
fare të parëndësishme ruhen në fund të kodikut. Këto tregojnë se janë zhdukur dhe shumë
fletë të tjera. Dy fashikujt e parë kanë shumë fletë me tekst të zbehtë. Fleta 33 është e zbehtë
shumë dhe e grisur prej poshtë deri në gjysmën e saj. Fleta 134 e ka bosh faqen verso, të
pashkruar.
Kodiku është libër i pesëdhjetores, pendikostar. Si i tillë ai përmban shërbesat që bëhen në
kishë prej të Dielës së Pashkës deri në ditën e pesëdhjetores – pendikostisë – 50 ditë pas
Pashkës.
Kodiku duhet t’u atribuohet dekadave të para të shekullit të 15-të ose fillimit të shekullit të 16-
të. Mund të jetë shkruar në periudhën e sundimit osman. Edhe ky kodik ka nevojë për restaurim.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve