KODIKU I 85-TË, I KORÇËS
(KATËRUNGJILLËSH)
Materiali: pergamenë.
Përmasat: 21. 2 x 15.5 cm.
Sasia e fletëve: 221.
Teksti: Në njëshkolonë.
Sasia e rreshtave për kolonë: 26.
Gjendja e kodikut: Fleta e parë është grisur dhe marrë. Fleta e parë që ruhet fillon me vargun
(në tekst: „st“, „stihun“) 17 të kreut të parë, me fjalët e fundit të këtij stihu. Ungjilli sipas Mateut
është në fletët 1-58. Në gjysmën e fletës 58 verso fillon përmbajtja e perikopeve të Ungjillit
sipas Markut, që vazhdon deri në fletën 59 verso. Fleta 6 verso ruan figurën e ungjillorit Luka.
Ungjilli sipas Lukës fillon në fletën 61 dhe mbaron në fletën 98 verso. Po në këtë fletë, verso,
fillon përmbajtja e perikopeve të Ungjillit sipas Lukës, deri në fletën 99 verso. Në fletën 100
fillon Ungjilli sipas Lukës, deri në fletën 165 recto. Kurse në të njëjtën fletë verso fillojnë
perikopetë e Ungjillit sipas Gjonit. Ungjilli sipas Gjonit fillon në fletën 166 dhe mbaron në fletën
221.
Dëmtime: Ndërmjet fletëve 99 dhe 100 është shqitur një fletë. Në këtë fletë duket se ka qenë
figura e Lukës. Ndërmjet fletëve 165 e 166 duket gjithashtu një fragment i vogël i fletës prej
letre me pak ngjyrë të kuqe, që është këputur e hequr. Kjo tregon se aty ka qenë figura e
ungjillorit Gjon, kurse ajo e Mateut është shqitur me gjithë fletën fillestare të tekstit të këtij
ungjillori. Fleta 161 ka tri të grisura, por këto janë qepur me fije në ditët tona. Prej fletës 201
deri në fund të kodikut, në pjesën e sipërme, fillon një ngjyrë e kuqe e përhapur nga lagështira
që duhet të ketë vepruar, e cila në vazhdim të fletës zmadhohet deri në fund të kodikut. Fletët
211 e 212 janë skuqur aq shumë, saqë kjo ka dëmtuar shumë tekstin, kurse disa nga fletët
në vijim kanë mbetur në fragment dhe të dëmtuara krejt.
Duke u mbështetur në grafinë e këtij kodiku, dorëshkrimi duhet t’i atribuohet shekullit të 14-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve