KODIKU I 94-T, I KORÇËS
(TEOLOGJI, MENDJA E TË URTIT DHE FLOKËGJATIT GJON PAGËZORI -NË TEKST: JOAN BAPTISTI)
Materiali: Letër e hollë.
Përmasat: 16 x 11.1 cm.
Sasia e fletëve të shkruara: 94.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë të zezë, por me shkronja të imëta e shumë të holla,
me tituj dhe iniciale në ngjyrë të kuqe, në një kolonë, me 22 rreshta për kolonë.
Gjendja e kodikut: Kapakët janë prej kartoni, të veshur me lëkurë, e cila është stolisur me një
bordurë të presuar, në formë zigzagu, shoqëruar prej një linje ari të ndritshëm. Fashikujt janë
lidhur me mjeshtëri, në pjesën e sipërme tek lidhja është grisur pak lëkura. Në përgjithësi
kodiku ruhet në gjendje fare të mirë.
Ky kodik përmban çështje filozofike morale, të ndara këto në 19 krerë, të cilët po i radhisim
këtu më poshtë:
Kreu 1: Diferencimi i të urtit ose i të diturit.
Kreu 2: Çfarë mendimi ka i dituri dhe i urti (i mençuri), mbi të qenit e Perëndisë.
Kreu 3: Çfarë mendimi ka i dituri mbi fenë.
Kreu 4: Çfarë mendimi ka i dituri mbi pavdekshmërinë.
Kreu 5: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi lirinë.
Kreu 6: Çfarë mendimi ka i dituri mbi njeriun e mirë.
Kreu 7: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi njeriun e mirë.
Kreu 8: Çfarë mendimi ka i dituri mbi të mirën.
Kreu 9: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi virtytet.
Kreu 10: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi njeriun e mirë.
Kreu 11: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi vetveten .
Kreu 12: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi veten.
Kreu 13: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi pikëpamjet e mendimet e të tjerëve.
Kreu 14: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi dashurinë ndaj të huajve.
Kreu 15: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi qëllimet e të tjerëve.
Kreu 16: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi pësimet e njerëzve.
Kreu 17: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi ligjet e njerëzve.
Kreu 18: Çfarë pikëpamje ka i dituri mbi qeverimin e botës.
Kreu 19: Çfarë mendimi ka i dituri mbi jetën e vdekjen.
Duke u mbështetur mbi grafinë e vonë të kodikut, si dhe mbi stilin e gjuhës greke të periudhës
së vonë, mendojmë që ky kodik nuk mund të jetë më i hershëm se mesi i shekullit të 18-të.
Vlera e kodikut në fjalë qëndron në faktin që dëshmon se intelektualët tanë të kësaj periudhe
merreshin dhe me probleme filozofie, sepse ky kodik i përket kohës kur vepronte Akademia e
re e Voskopojës.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]