KODIKU I 95-TË, I TIRANËS
(OKTOIH)
Përmasat: 19.2 x 14 cm.
Sasia e fletëve: 61.
Kodiku përmban poezi të quajtura kinonika, që njihet si e kompozitorit Pjetër Peleponeziotit.
Në fletën 9 verso thuhet se kompozimi është “i Joan Kladhës“, kryepsalt, kurse në fletën 10
verso fillon himni kerubik. Në fletën 10 verso fillojnë poezitë të quajtura „zbritësoret“, të zërit
të katërt. Në fletën 19 verso fillojnë zbritësoret e zërit të parë. Në fletën 24 verso fillojnë
zbritësoret e zërit të parë. Në fletën 27 verso fillojnë zbritësoret e zërit të katërt. Në fletën 32
recto fillon zëri i tërthorit të dytë. Në fletën 41 verso fillon zbritësorja e kryqit. Në fletën 44
verso poezia është e Joan Kladhës. Në fletën 45 verso poezia e meshës është “e Joanit të
Embëglitë” (Joan Glikoi). Në fletën 47 fillon një poezi që këndohet të Dielën e Pashkës së
Madhe.
Prej fletës 48 deri në fletën 67 ka tekste poezie në prozë, të pavëna në nota. Fleta 57 verso
është vulosur me një vulë të vogël, në të cilën lexohet emri “Thoma” dhe data “1837”. Në këtë
faqe verso fillon poezia “kinoniko” deri në faqen 58 verso. Në fletën 59 verso deri në fletën 60
recto ka një tjetër kinoniko, që shkon deri në fletën 61 recto.
Në faqen verso të kapakut të sipërm ruhet anëshkrimi si pason: “Është pronë e tempullit të
ungjillëzimit në Tiranë, prill 1895, epitrop Zoraqi“.
Në fletën 61 ruhet ky mbishkrim i mëvonshëm: “Ky libër është me emrin e të voglit jeromonak
Agathangjelit, që është në Tiranë. Ai që e gjen tek vjedhësit ka bekim të trefishtë. Jeromonak
Agathangjeli nga Tirana. Më 1937 ka vdekur at Agathengjeli”.
Grafia i përket fillimit të shekullit të 19-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]