Koncili Koncil-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Këshill, sinod, kuvend. Një prej koncileve më të rëndësishme të jetës së kishës katolike është ai i Trentit, në të cilin u përcaktuan masat e rimëkëmbjes së kishës pas tërmetit të Reformës. Koncili i Trentit përcaktoi masat e domosdoshme për reformimin e kishës dhe mbrojtjen e imazhit të saj përmes këtyre masave, që njihen me emrin “Kundërreforma”. Një prej koncileve më të rëndësishme për jetën e kishës në Shqipëri është ai i Mërçisë, i njohur me emrin “Kuvendi i Arbnit”, i mbajtur nën drejtimin e Vick / Vincenc Zmajevic-it dhe me bekimin e Papës Klementi i 12-të.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]