Kostandin Trako

Kostandin Trako

shqiptar ortodoks Kostandin Trako (1919-1986) ka lindur në Boboshticë të Korçës më 10 shkurt të vitit 1919. Gjatë viteve 1931-1936 ndoqi Seminarin Kombëtar “Apostull Pavli”. Në vijim ka studiuar në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Bukuresht, ku u specializua për dirizhim koresh. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1942 riorganizoi korin kishtar në Tiranë. Në shtypin kishtar ka shkruar shumë artikuj disa prej të cilëve janë: “Muzika në Kishat Orthodhokse”, Këngëtorët kishtarë”, Folklori muzikal i Pashkës”, “Imzot Fan S Noli muzikant-kompozitor” etj. Prof Kostandin Trako ka përpunuar “Përlëshoret e tetë tingujve”, ka harmonizuar për kor mikst me nota moderne Liturgjinë e Joan Gojatrit etj. Kostandin Trako fjeti më 12 mars të vitit 1986.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kristofor Beduli, Seminaristi Kostandin Trako, profesor i dirigjentëve korale shqiptarë, Ngjallja, shtator 1999, faqe 9,10.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]