Kozma Melodiozi

Kozma Melodiozi

(greqisht: Κοσμάς ο Μελωδός) Kozma Melodiozi ka lindur në Damask. Që në moshë të re mbeti jetim dhe u birësua prej Serxhit, të atit të Joan Damaskinit. Në fillim të shekullit X vajti në Vendet e Shenjta dhe u qeth murg në manastirin e Shën Savës. Rreth vitit 743 Kozmai u dorëzua Episkop i Gazës. Fjetja e tij mendohet të jetë në vitin 750. Kisha e shpalli shenjt dhe e kremton më 14 tetor. Shkrimet: Kozma Melodiozi ka shkruar Kanonin e Krishtlindjeve si dhe Kanonin e Javës së Madhe. Famën e mori me Kanonin e Krishtlindjeve. Gjithashtu emrin e Kozmait mbajnë edhe shtatë kanone të festave të ndryshme.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]