Krahu dhe parakrahu

Gjymtyrët e sipërme të njeriut janë homologe me gjymtyrët e përparme të gjitarëve e me krahët e zogjve, por ndryshojnë në mënyrë thelbësore prej tyre. Në fakt njeriu me anën e krahëve kryen veprime e lëvizje nga më të ndryshmet, që nuk mund t’i kryej asnjë lloj kafshe. Ato u formuan në rrugën e gjatë të evolucionit, në procesin e punës, dhe përbëjnë një element thelbësor që e dallon njeriun nga kafshët e tjera të larta. Ndërtimin e tyre të ndërlikuar e të përkryer e tregon edhe fakti se ndër 206 kocka që ka njeriu, më shumë se një e katërta e tyre (60 copë) ndodhen te krahët. Gjymtyrët e sipërme formohen nga dy pjesë kryesore; nga pjesa e lirë ose krahu dhe nga brezi i krahut.

Brezi i krahut është i formuar nga dy kocka: nga shpatulla dhe nga klavikula dhe shërben për të bashkuar pjesën e lirë të krahut me trungun. Skeleti i pjesës së lirë përbëhet nga krahu, parakrahu dhe dora. Krahu është i formuar nga një kockë e vetme e gjatë, nga humerusi; parakrahu është i përbërë nga dy kocka: nga rrezori (radius) dhe ulna; skeleti i dorës është i formuar nga shumë eshtra të vogla që ndahen në tri grupe: në ato që për- bëjnë paratrinën e dorës, trinën dhe falangat (gishtërinjtë).

Trupi — Ynë

[cite]