Kremtim
Kremtim Dita e kremtimit të çdo shenjtori është përcaktuar në kanonet e Sinodit të 7-të Ekumenik. Për të nderuar dhe himnizuar shenjtorët, Kisha hartoi për nder të tyre tropare të kënduara. Në këtë ceremoni përfshihen përleshoret, shkurtoret, madhështimet, zbritësoret, kanonet, vargjet, lavdërimet etj. Në këto tropare ka të dhëna për jetën, virtytet, përpjekjet, martirizimin e shenjtorit që kremtohet. Himnografi i Kishës, duke pasur parasysh bëmat e shenjtorit, hartoi shërbesën përkujtimore të tij, duke e përjetësuar në shekuj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]