LËKURËT


LËKURËT
✤ Lëndë e parë natyrore q*e nxirret rfjJS përpunimi i shtresës së hollë (lëkurës) që mbulon trupin e kafshëve. Ndahet në L. për këpucë, L. për galanteri, L. për qëllime teknike dhe në gëzofë. L. artifieiale përgatitet prej lëndësh plastike e gome. Për prodhimin e L. në vend janë përdorur kryesisht L. e bagëtive të imëta, të viçave, mëshqerave, lopëve dhe demave. Ka qenë përdorur pak edhe lëkura e derrit dhe ajo e buallicave. Punimi i lëkurës ka qenë njohur që në lashtësi dhe është bërë për një kohë të gjatë në mënyrë artizanale. Nga fundi i shek.XIX dhe në fillim të shek.XX u ngritën edhe disa punishte e manifaktura për regjjen.’-e L. si dhe disa * fabrika të vogla L. Para Çlirimit pjesa më e madhe e L. eksportoheshin gjysmë te përpupuara dhe importoheshin lëkurë plotësisht të përpunuara për prodhimin e këpucëve etj. ‘ Pas Çlirimit u ngrit ind. e mirëfilltë e L. Ajo prodhon sot L. për syprina këpucësh (boks viçi e derri, shevro dhije e deleje, vaqetë), telatinë, soletë, shollë, lëkurë për veshje e galanteri, për përdorime teknike (për rripa transmisioni, për guarnicione, për makineritë tekstile etj.), Ka filluar edhe prodhimi i L. artificiale nga tekstili me shtresë lënde plastike.

(B.Gi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëkurët


[cite]