LËKURTAJ


LËKURTAJ
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (J). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bujan (shih). Në të kaluarën së bashku me fshatin Selimaj njihej me emrin Geghysen. Ky fshat ka tradita patriotike. Këtu janë zhvilluar disa beteja, si ajo kundër serbomalazezëve në qershor 1915. Është vendlindja e patriotëve Qerim e Col Delia (shih). Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1964. Ka drejtim kryesor rritjen e misrit. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëkurtaj


[cite]