LËVIZJA ANTIZOGISTE E VLORËS


LËVIZJA ANTIZOGISTE E VLORËS
✤ (1932). Lëvizja puçiste e organizuar nga elementë borgjezë e çifligarë liberalë për përmbysjen e regjimit zogist. Politika e brendshme antipopullore dhe antikombëtare e këtij regjimi dhe kriza e thellë ekonomike e politike kishin shkaktuar pakënaqësi në popullsinë, që u shfrytëzua nga elementë borgjezë e çifligarë liberalë për t’u bashkuar dhe për të krijuar më 1931 në qytetin e Vlorës «Organizatën e fshehtë» antizogiste. Degë të saj u ngritën në Gjirokastër, Tepelenë e Tiranë. Krerët e organizatës u lidhën me Jugosllavinë e u financuan prej saj. Në bazë të marrëveshjes me të do të kryhej një grusht shteti dhe do të vendosej një regjim politik, oë do të orientohej nga Jugosllavia. Kjo organizatë u përkrah edhe nga emigrantët reaksionarë shqiptarë nga radhët e «Bashkimit Kombëtar». Ajo u zbulua dhe pjesëmarrësit e saj në vitin 1932 iu dhanë gjyqit.

(M. Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja Antizogiste E Vlorës


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "LËVIZJA ANTIZOGISTE E VLORËS" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/l%c3%abvizja-antizogiste-e-vlor%c3%abs