LËVIZJA KOMUNISTE SHQIPTARE DHE KOMINTERNI


LËVIZJA KOMUNISTE SHQIPTARE DHE KOMINTERNI
✤ Internacionalja III Komuniste (Kominterni) nëpërmjet Federatës Komuniste Ballkanike i dha një ndihmë të çmuar lëvizjes komuniste shqiptare para themelimit të PKSH. Ajo ndihmoi organizimin e demokratëve revolucionarë •shqiptarë që mërguan pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit 1924. Një pjesë e të rinjve revolucionarë■ që emigruan në BS më 1928 formuan Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik. Konferenca VIII Komuniste Ballkanike më • 1928 i udhëzoi komunistët shqiptarë për organizimin e elementëve më të përparuar punëtorë e fshatarë, me qëllim . që të formohej më pas partia komuniste shqiptare. . Pas formimit në Shqipëri, më 1929, të Grupit Komunist të Korçës dhe më vonë të grupeve të.tjera , komuniste, Kominterni nëpërmjet Ali Kelmendit dhe militantëve të tjerë komunistë në Francë, informohej mbi veprimtarinë e tyre. Udhëzimet. e drejta në bazë të vijës së Kominternit, që solli. Ali Kelmendi në Shqipëri, i :hapën .Grupit Komunist të Korçës perspektiva më të .qarta.

Vendimet e Kongresit VII të Kominternit, që u mbajt në Moskë në korrik 1935, shënuan një etapë të re në zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare. Këto vendime patën rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë si vend që kërcënohej drejtpërdrejt nga fashizmi. Më 1936 në Moskë, nga Seksioni Ballkanik i Kominternit u organizua mbledhja me aktivistët komunistë shqiptarë, që analizoi gjendjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe përcaktoi detyrat që qëndronin përpara kësaj lëvizjeje. Këto direktiva të reja të Kominternit erdhën në Shqipëri më 1937. Ato udhëzonin krijimin e frontit popullor antifashist, futjen e komunistëve në niasa, kombinimin e punës ilegale me atë legale për të forcuar lidhjet me to, rritjen e forcimin e celulave të reja, të riorganizuara.

Pas krijimit të PKSH, kjo vendosi lidhje me Kominternin në fund të vitit 1942, kur PKSH mori direktivat e Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Komuniste xnbi luftën nacionalçlirimtare. Këto direktiva tregonin se vija politike e Partisë, e përcaktuar në Mbledhjen për themelimin e saj, e konkretizuar më tej në direktivat e Komitetit Qendror, ishte e drejtë. Dhe veç kësaj, PKSH ishte njohur si një repart i lëvizjes komuniste ndërkombëtare. PKSH mbajti lidhje të vazhdueshme me Kominternin, me gjithë vështirësitë e mëdha të kohës së Luftës së Dytë Botërore, gjer në shkrirjen e tij, në mars 1943, dhe u qëndroi kurdoherë besnike direktivave të tij.

(S.Pi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja Komuniste Shqiptare Dhe Kominterni


[cite]