LAGUNA E NARTËS


LAGUNA E NARTËS
✤ Lagunë në skajin J të Bregdetit të Adriatikut në V të gjirit të Vlorës e formuar në një gji të vjetër, që u veçua nga deti si rrjedhojë e prurjeve të ngurta të l.Vjosë. Ka sipërfaqe të përgjithshme 45 km2, rreth 1/3 e së cilës, kryesisht pjesa V, përdoret për kripore. Lidhet me detin nëpërmjet dy kanaleve të shkurtra. Brigjet V janë të ulëta; nga ana J dhe kryesisht JP, L. e N. kufizohet me kodrat e Zvërnecit. Në J të saj gjendet Narta. Kripësia e ujërave të saj është e lartë, nga 28 për mijë në dimër deri 75 për mijë në verë. Temp. mesatare mujore në dimër zbret deri në 5°C, ndërsa në verë arrin deri në 29°C, përmbajtja e oksigjenit është 5 deri në 10 mg/1. Në L. e N. peshkohen: levreku, kocet, ngjala, qefujt etj.

(N.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laguna E Nartës


[cite]