LAIMTARI I SHQYPENIES


LAIMTARI I SHQYPENIES
✤ (1904). Revistë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare me 8 faqe, pjesërisht edhe italisht. Numri i parë doli më 15.9.1904 në Romë, vijoi deri në nr. 22 më 1905. E drejtonte Gaspër Jakova-Mërturi, Propagandoi bashkimin e popullit për pavarësinë kombëtare, demaskoi synimet shoviniste të shteteve fqinje. Botoi të dhëna për demografinë e mjaft qyteteve e fshatrave të Shqipërisë dhe një histori të Lidhjes së Prizrenit.

(Th.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laimtari I Shqypenies


[cite]