LAJTHIZA
✤ Fshat në rrethin e Pukës, në VL të qytetit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Pukë, popullsia gjithsej 1079 banorë. Është fshat i lashtë, në qendrën e dikurshme të tij është ndërtuar dhe qyteti i Pukës. U çlirua në nëntor 1944. L. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e pemëve frutore. L. ka shkollë të ciklit të ulët, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lajthiza
[cite]