LALËZI
✤ Fshat në rrethin e Durrësit (V), në P të l.Ishëm e në L të Gjirit të Lalëzit, në kodrat e kepit të Rodonit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Ishëm (shih). Vendbanimi është i lashtë. Ne shek.XV quhej Shënmëri dhe ishte pikë qëndrimi e pushimi për Skënderbeun kur shkonte në Kalanë e Rodonit. Ka rrënoja të kishës së titullarit fetar të Skënderbeut, Martin Lalëzit. Këshilli NÇ u ngrit në prill 1943. U çlirua më 20.10.1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Ishmit që më 1974. L. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër .kulture, qendër shëndetësore, njësi rregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lalëzi
[cite]