LANA
✤ Degë e lumit të Tiranës që kalon përmes kryeqytetit. Buron në anën P të Qafës së Priskës. Ka gjatësi 29 km, sipërfaqe të pellgut 67 km2, lartësi mesatare 179 m dhe rënien 24 m/km. Pjesa e sipërme e pellgut të L. që shtrihet në shpatin P të Dajtit, ka pjerrësi të madhe dhe kalon nëpër shkëmbinj gëlqerorë. Në pjesën e poshtme të rrjedhjes, relievi është i sheshtë, i përbërë nga depozitime ranoro-deltinore e zhavorrishte. Pasi futet në Tiranë, L. përshkon qytetin nëpër një shtrat të sistemuar e kanalizuar prej betoni, mandej derdhet në lumin e Tiranës në VL të Bërxullës.

(R.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lana


[cite]