LAPARDHAJA
✤ Fshati më i madh në rrethin e Beratit, 7 km në V të qytetit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Morava, Orizaj, Dushniku, Ullinjasi dhe Qereshnik e Balibardhë, popullsia gjithsej 9700. L. dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1943, janë bërë dy beteja në verën e v.1944 nga Brigada VII S. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1953. Koop. e bashkuar me qendër L. (ngritur më 1969) u kthye në KTL më 1973, është «Hero i Punës Socialiste». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Më 1983 mori në gjithë sipërfaqen 40 kv/ha dhe 58 kv/ha në zonën e intensifikuar. Morava mori 60 kv/ha. Për rendimentet e larta në pambuk është kthyer në shkollë e përvojës së përparuar. Rriten edhe ‘duhani, luledielli, ulliri, rrushi etj. Sipas direktivës së Kongresit V të PPSH rinia e koop. së L. u bë nismëtare e lëvizjes për t’iu qepur kodrave e maleve e për t’i bërë ato pjellore si edhe fushat. L. është edhe ‘ fshati ‘ ku filloi nisma revolueionare «Ku është rinia të j etë e përparuara », që u shtri në të gjithë vendin. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, shtëpinë e kulturës, muzeun, shtëpinë e lindjes, qendrën shëndetësore dhe rrjet tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lapardhaja
[cite]