LEGJENDA


LEGJENDA
✤ (Gojëdhëna). Tregim popullor për ngjarje dhe për figura historike ose të trilluara të së kaluarës .jo të afërt, që paraqiten edhe me elemente të jashtëzakonshme e fantastike. Shpesh L. marrin përsipër të japin shpjegime për shkaqet e ngjarjeve e të dukurive ose të dhëna për njerëz e vende.

Dallohen dy grupe L. popullore në prozë: mitologjike dhe historike. Në L. e grupit të parë një pjesë e mirë e situatave, subjekteve dhe personazheve i përket fantazisë popullore, është me origjinë mitologjike. Të tilla janë L. me dragonj, zana, orë, shtojzovalle; ato për metamorfozat, për shkaqet e lindjes së dukurive atmosferike e të trupave qiellorë (L. për grindjen midis vëllezërve Tomor e Shpirag, për përbindëshin e Bistricës vrarë prej një plaku etj.). Trillimi është i dukshëm edhe në L. historike, por në to ka një bazë reale më të qartë. Të tilla janë tregimet tradicionale për qëndresën heroike të kalave tona kundër pushtuesve, për luftërat e popullit për liri. për persona historikë, si Skënderbeu dhe shokët e tij, apo Ali Pashë Tepelena, kaçakët dhe Iuftëtarët e tjerë popullorë, Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali etj. L. shpesh përshkohen nga mendime të shëndosha e të mëdha. Mjaft prej tyre, sidomos ato mitologjiket, sot nuk jetojnë më. Përmes formës së tyre të veçantë L. sjellin të dhëna origjinale rreth historisë së popullit tonë dhe kanë vlera për idetë dhe artin e tyre, për gjuhën e gjallë shprehëse.

(J.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Legjenda


[cite]