LEGJISLATURA
✤ Koha e veprimtarisë së organit më të lartë të pushtetit shtetëror, që fillon nga dita e zgjedhjeve deri në mbarimin e afatit të caktuar në ligj. L. e Kuvendit Popullor (shih) të RPSSH është 4 vjet (neni 68/11 i Kushtetutës). L. e parë e Kuvendit Popullor filloi më 16.III.1946, L. e 10-të filloi më 14 nëntor 1982 dhe mbaron më 14 nëntor 1986.
(P.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Legjislatura
[cite]