Lekë Tasi

shqiptar ortodoks Lekë Tasi rrjedh nga një familje intelektualësh të persekutuar në kohën e monizmit. Z. Tasi u aktivizua që në ditët e para të rihapjes së kishës. Në vijim punoi në Sekretariatin e Feve pranë zyrës së Kryeministrit, si përfaqësues i komunitetit ortodoks. Ai ka shkruar artikuj në gazetën Ngjallja dhe ka përfaqësuar denjësish K.O.A.Shin në debate televizive. Në vitin 2004 ka botuar romanin Korridori me vetrat, ndërsa më 2009 botoi librin Grabiani rrëzë kodrave, ku përshkruan me mjaft ndjenjë skena, personazhe dhe histori nga vitet e internimit. Lekë Tasi ka studiuar për violinçel dhe në vitet 1946-1967 ka punuar si violinçelist në Orkestrën e Radios dhe Filarmonisë. Pasioni i tij është piktura. Ndonëse me një kulturë autodidakte Z. Tasi është bërë i njohur dhe i vlerësuar në rrethet artistike të artit pamor. Lekë Tasi ka realizuar shumë tablo, ku ndër më të spikaturat janë Pashkë në Sheshin Skënderbej, Kinema Rozafat, Trafik në Rrugën e Kavajës, Kodra në mes të Tiranës etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Llambi Bido, Provokimi i surreales, Standard, 10 korrik 2007, faqe 16-17.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]