LEKË ZAHARIA


LEKË ZAHARIA
✤ ( 7-1445) ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut, mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe qe anëtar i Lidhjes Shqiptare që doli nga ky Kuvend, deri sa u vra më 1445 nga rivali i tij Nikolle Dukagjini. Vrasja e L. Z. i cili nuk kishte trashëgimtar, ngriti çështjen e trashëgimit të qytetit të rëndësishëm të zotërimeve të tij të Dejës (shih). Venediku, duke bërë për vete nënën e të vrarit, u përgatit për të vënë dorë mbi këtë qendër të rëndësishme doganore. Skënderbeu dërgoi pranë saj Vrana Kontin për ta bindur që ta vinte qytetin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Pushtimi i qytetit nga venedikasit dhe lajmet diskredituese që kishin përhapur a:a se gjoja Skënderbeu kishte gisht në vrasjen e

Z., u bënë shkak për shpërthimin e luftës që ndërmori Lidhja e Lezhës kundër sundimit :ë Venedikut mbi qytetet Shqiptare.

(P.B.!

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lekë Zaharia


[cite]