SIMON ZENEBISHI


SIMON ZENEBISHI
✤ ( ? -1443). Pinjoll i familjes së Zenebishëve, i mërguar në Korfuz. Në kushtet e rritjes së kryengritjes antiosmane zbarkoi më 1443 nga Korfuzi në bregdet dhe u vu në krye të kryengritësve të grumbulluar. Arriti të çlirojë një pjesë të zotërimeve atërore dhe të viseve të afërta. Rrugës u sulmua në befasi nga një ushtri osmane. Në betejë, bashkë me shumë kryengritës, mbeti i vrarë edhe S. Z.

(P.Xhu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Simon Zenebishi


[cite]