LEKASI
✤ Fshat i Oparit në rrethin e Korçës (P). Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat: Tudasi, Xerje-Denasi, Shkozanji, Gurmujasi, Gjonbabasi, Marjani, popullsia gjithsej 3375 banorë. Gjatë Luftës ANÇ në tetor 1942 në L. u organizua Kuvendi i burrave të Oparit ku ndër të tjera u vendos krijimi i çetave partizane. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942, më 26.4.1944 u krijua këshilli NÇ i qarkut të Korçës. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëj-tin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtisë dhe prodhimi i drithërave të bukës. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, spital, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lekasi
[cite]