LEKAJ
✤ Fshat në rrethin e Durrësit (JL), në fushën e Kavajës e në rrëzë të kodrave të Vrrinës e Rogozhinës, pranë rrugës Durrës-Rogozhinë. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat fushore: Gërmenj, Luz i Madh, Harizaj, Shkozet dhe fshatrat kodrinore:

Okshtun, Zambisllt, Mushnik, Mlik, popullsia gjithsej 8600. L. njihet si fshat që në mesjetë. Popullsia ka marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ dhe kanë rënë disa dëshmorë. Këshillat NÇ në Harizaj, Mlik e Okshtun janë ngritur që më 1942. Përmendet beieja në Gërmenj. U çlirua më 10.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. L. është qendër e KTL «Maliq Muço» e ngritur më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të pambukut e të perimeve. Ujitet nga Kanali Peqin-Kavajë dhe ka 6 ujëmbledhës. Më 11 mars 1971 në L. bëri një vizitë shoku Enver Hoxha. L. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, grup teatri e estrade, grupin karakteristik të këngëve t-ë Shqipërisë së Mesme, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunaie. Në Luz të Madh ka lindur Heroi i Popullit Mustafa Xhanit (shih), të cilit këtu i është ngritur edhe një bust.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lekaj


[cite]