LEKBIBAJ
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (JP), në krahun e djathtë të l.Curraj para se të derdhet në Drin. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:
Brica, Gjonpepaj, Palçi, Peraj, Salca; popullsia gjithsej 3600 banorë. Deri më 1971 L. ishte qendra administrative e krahinës së Nikaj-Mërturit. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Është qendër e koop. së bashkuar «Prelë Tuli». Ka drejtim kryesor prodhimin e misrit dhe rritjen e bagëtive të imëta. L. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, ansambël artistik, muze, spital, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lekbibaj
[cite]