LEKDUSHI


LEKDUSHI
✤ Fshat malor në rrethin e Tepelenës (P). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Progonat (shih). Është vendbanim i vjetër, përmendet si qendër e zhvilluar në shek.XV. Më 1908 Hito Labi (Habili) nga L., pjesëtar i çetës së Çerçiz Topuliit, vrau në Gjirokastër bimbashin turk. Banorët kanë marrë pjesë gjallërishtnë Luftën ANÇ, ranë në fushën e betejës 13 dëshmorë. Është vendlindja e Heroit të f’opullit Mustafa Matohitit, të cilit i është ngritur një bust dhe shtëpia muze. Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1942 dhe po atë vit u çlirua. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Progonatit. L. ka drejtim kryesor blegtorinë. L. ka shkollë S-vjeçare, vatër kulture, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lekdushi


[cite]