LEKSIKU I GJUHËS SHQIPE


LEKSIKU I GJUHËS SHQIPE
✤ Tërësia e fjalëve të gjuhës shqipe, që në fillimet e saj e deri në ditët tona. Shtresohet sipas disa kritereve: Pjesën thelbësore të tij e përbën shtresa vetjake e shqipes, e cila përfshin, veç fjalëve rrënjë të trashëguara nga gjuha indoevropiane” (si at, bir, diell, dimër, motër, natë, i butë, i vogël, mirë, bëj, çel, ha, kamj jam, etj.), edhe gjithë ato fjalë që janë formuar brendapërbrenda gjuhës sonë gjatë shekujve. Huazimet e kalket nuk ia kanë ndërruar mëvetësinë L. të Gj.Sh. Fjalët e huazuara, që shqipja i ka marrë në periudha të ndryshme për shkaqe historike, gjeografike e kulturore, i ka përvetësuar duke ia nënshtruar sistemit të vet fonetik, gramatikor, leksikor e fjalëformues. Të tilla janë huazimet nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja, nga sllavishtja, nga turqishtja etj., huazimet nga gjuhët neolatine etj. Një pjesë e huazimeve janë ndërkombëtare.

Në L. e Gj.Sh. pjesën kryesore e përbëjnë fjalët që njihen e përdoren nga të gjithë folësit e shqipes, por në të hyjnë edhe fjalët me përdorim të kufizuar, si fjalët krahinore (p.sh. gacë, keçe, kumbullore, micë, qeramidhe etj.), fjalët e vjetruara (p.sh. bravare, kryepldk, shishane, vërgji etj.), fjalët profesionale etj. Leksiku në përgjithësi është pjesa më e lëvizshme e gjuhës, sepse u përgjigjet më drejtpërdrejt ndryshimeve të jetës politike, shoqërore, ekonomike e kulturore të popullit, ndryshimeve në shoqëri e në natyrë. Si fjalët në tërësi, ashtu edhe kuptimet e vlerat e tjera stilistike, emocionale etj., janë në lëvizje të pandërprerë. Fjalë e kuptime kohë pas kohe dalin nga përdorimi, të tjera, më të shumta, lindin e pasuçojnë leksikun e gjuhës sonë. Leksiku i gjuhës së sotme letrare shqipe është shumë i pasur e zgjerohet pa pushim me /jalë e kuptime të reja. Ai mbështetet gjerësTsht te gjuha popullore. Pronë e tij bëhet çdo fjalë e çdo kuptim me vlerë, pavarësisht nga krahina ku ka lindur ose nga ai që e ka krijuar. Krahas fjalëve popullore, një ndihmesë të madhe për pasurimin e leksikut të gjuhës sonë letrare përbëjnë edhe krijimet e shkrimtarëve, të gazetarëve, të veprimtarëve politikë e shoqërorë, të njerëzve të kulturës etj. Në ditët tona bëhet një punë e gjerë dhe e organizuar për pastrimin e leksikut të gjuhës së sotme letrare shqipe nga lënda e huaj e panevojshme dhe për pasurimin e tij me fjalë popullore e me krijime të reja. Për njohjen e tij pas Çlirimit janë bërë mbi 300 ekspedita sipas një plani perspektiv. Ekspedita janë organizuar edhe te shqiptarët në Kosovë, si dhe te arbëreshët e Italisë. Vitet e fundit është shpallur aksion kombëtar mbledhja e fjalëve dhe e shprehjeve popullore. Kartoteka e Leksikut të shqipes, ku ruhet gjithë visari leksikor i mbledhur nga goja e popullit dhe nga vjelja e botimeve, ka sot mbi 3 milionë skeda. Në_ L. e Gj.Sh. si një pjesë e veçantë hyn edhe frazeologjia e gjuhës shqipe (shih). Me studimin e leksikut merret leksikologjia (shih). Ai pasqyrohet në fjalorë të tipave të ndryshëm.

(J.Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leksiku I Gjuhës Shqipe


[cite]