LENDËT USHQYESE

Njeriu ka nevojë të ushqehet jo vetëm kur punon, por edhe kur është në qetësi. Organet kryesore si zemra, muskujt e frymëmarrjes etj. punojnë pa ndërprerje dhe harxhojnë energji. Ushqimet janë burimi i energjisë. Por ato janë edhe materiali bazë që shërben për të zëvendësuar qelizat dhe indet që konsumohen dhe që shkatërrohen me kalimin e kohës.

Ushqimet që ne hamë, përbëhen nga këto lëndë kryesore: karbohidrate, yndyra dhe proteina. Përveç tyre, lëndë të domosdoshme për organizmin tonë janë edhe vitaminat.

Trupi — Ynë

[cite]