Lidhja e kockave
(mrekullia që na lejon të lëvizim e të ecim) Shikojmë një balerinë që vallëzon me hijeshi dhe harmoni në majat e gishtërinjve të saj ose një gjimnast që kryen ushtrime të lira në tapet,. i cili kërcen e rrotullohet në ajër me shkathtësi e guxim, dhe të habitur mendojmë se sa lëvizje të mrekullueshme mund të kryej trupi ynë. Në fakt’ trupi ynë arrin të kryej me mijëra lëvizje të ndryshme e të ndërlikuara, në sajë të mënyrës se si janë lidhur eshtrat ndër- mjet tyre. Të 206 eshtrat që përbëjnë skeletin ;anë të lidhura në forma. të ndryshme. Dallojmë dy lidhje kryesore: lidhje të palëvizshme dhe lidhje të lëvizshme.
Në lidhjet e palëvizshme bashkimi ndënnjet kockave është i plotë, ndërmjet tyre nuk ka asnjë hapësirë. Disa lidhje të kësai natyre quhen qepje. Në qepjet anët e dhëmbëzuara të kockave futen te njëra-tjetra dhe formojnë një bashkim të përsosur. Në mënyrë të tillë janë lidhur, p.sh., disa kocka të kafkës. Lidhjet e lëvizshme ose nyjëtimet, sipas rastit, mund të jenë pak ose shumë të lëvizshme.