LETËRSIA E LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE
✤ Lindi nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Luftës ANÇ dhe përfaqëson një etapë të re në mbarë historinë e letërsisë shqiptare, fillimet e realizmit socialist. E lidhur me detyrat e rëndësishme që shtronte koha, ajo ‘iuajti rol të ndjeshëm për sqarimin dhe mobilizimin e masave popullore në luftë kundër pushtuesve të huaj. Shpirti luftarak, partishmëria revolucionare, patosi heroik, mbrojtja e fuqishme e interesave të popullit, qëndrimi i papujtues’.iëm ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre, karakteri publicistik e fryma e pasionuar janë tiparet themelore të kësaj letërsie. Djepi i letcrsisë së re ishin «Zëri i popullit» (shih), «Kushtrimi i lirisë» (shih) dhe organet e tjera të shtypit ilegal antifashist, gazetat dhe revistat e njësive të ndryshme partizane. Vend të rëndësishëm në këtë letërsi zënë shkrimet publicistike të sh.Enver Hoxha. Në to iu dha përgjigje çështjeve të mprehta e të ndërlikuara që i dolën popullit shqiptar në një nga çastet më vendimtare të historisë së tij; u zbuluan qëllimet e vërteta skllavëruese të fashizmit italian, u demaskuan shtypja, shfrytëzimi dhe terrori i egër kundër popullit shqiptar. Vëmendje të^ madhe sh. Enver Hoxha i kushtoi ngjalljes te masat të besimit në forcat e tyre; shkrimet e tij i edukuan njerëzit me frymën e luftës si rryga e vetme e shpëtimit të atdheut («7 prill, dita e zisë dhe dita e luftës së popullit shqiptar», «28 nëntori, dita e bashkimit të popullit shqiptar kundër zaptuesit fashist», «Pa mëshirë» etjPatriotizmi i masave populiore dhe veprat heroike të komunistëve e të luftëtarëve të lirisë lartësohen në një varg shënimesh e skicash, si «Tre heronj për lirinë e atdheut», «Kështu luftoi populli shqiptar («Shteg më shteg me çetat partizane e vullnetare, që luftojnë me tërbim okupatorin fashist») etj. Shkrimet e shokut Enver Hoxha, që i përkasin periudhës së fundit të Luftës ANÇ çorën planet e reksionit të brendshëm për të penguar fitoren e popullit; ato përgatitën masat për të marrë në dorë pushtetin («Nga Kongresi i Përmetit në çlirimin e plotë të Shqipërisë», «Vendimet historike të nibleahjes së dytë të KANÇ-it, mbajtur në qytetin e Beratit» etj.). Fryma luftarake, mbrojtja në mënyrë të vendosur dhe konsekuente e interesave të popullit, qëndrimi i papajtueshëm ndaj të gjithë armiqve, argumentimi i shëndoshë dhe i qartë i çështjeve, stili i gjallë dhe energjik, përdorimi me mjeshtëri i mjeteve të ndryshme gjuhësore janë tiparet karakteristike të publicistikës së sh. Enver Hoxha. Në formimin e letërsisë së re dhanë ndihmesë të ndjeshme shkrimtarët që morën pjesë në Luftën ANÇ: Sh.Musaraj, A.Çaçi dhe A.Varfi. që kishin nisur punën letrare në mesin e viteve 30, dhe një varg penash të reja që dolën në zjarrin e luftës (F.Gjata, Ll.Siliqi, K.Jakova. Gj.Kuqali etj.). Sh.Musaraj zhvilloi një veprimtari të mirë në fushën e publicistikës, në artikujt, shënimet dhe fejtonet e tij politike («Armiku s’ngopet me gjak», «Marifete nga të fashizmit», «Hesapet sheshit» etj«), ai fshikulloi parullat e propagandës armike, ngjalli besimin e popullit në çështjen e çlirimit të vendit. Vepra e tij më e shquar në këtë fushë është pamfleti «Dje dhe sot» (1944), një sarkazmë e fortë kundër manevrave demagogjike të pushtuesve nazistë dhe veglave të tij. Krahas publicistikës zhvillim të mbarë në vitet e Luftës njohu edhe poezia, e përfaqësuar prej vjsrshës satirike, këngës dhe marshit partizan, vjershës patriotike revolucionare etj. Në lëmin e satirës poetike u bënë të përmendura poema «Epopeja e Ballit Kombëtar» (1944) e Sh.Musarajt, një nga veprat më të shquara e më popullore të letërsisë së kësaj periudhe, etj. Për edukimin e popullit me frymën e luftës rol të rëndësishëm luajtën këngët partizane. Përhapje të gjerë morën këngët e shkruara prej F.Gjatës ku gjeti shprehje patriotizmi i flaktë i popullit, romantika e luftës për çlirim nga skllavëria e huaj. Në gjirin e letërsisë së Luftës ANÇ një vend të veçantë zënë këngët dhe vjershat, ku herë me frymë burrërore e herë me nota lirike prekëse ngrihet lart vepra burrërore e dëshmorëve. Në ato vite u krijua një numër i madh kësi këngësh. Zgjerimi i Luftës ANÇ dhe krijimi i formacioneve të mëdha luftarake soL shfaqjen e himneve dhe të marsheve të brigadave, divizioneve etj., të cilat u hartuan prej shkrimtarëve si A.Varfi. Sh.Musaraj, Z.Sako dhe kuadrove të njësiteve të ndryshme partizane. Përveç poezisë në vitet e luftës u lëvruan edhe format e prozës së shkurtër: përshkrimi, skica dhe portreti. Ngjarjet e rëndësishme të lëvizies, portretet e luftëtarëve të lirisë, demaskimi i armiqve përbënë brendinë e prozës. Zlivillim më të pakët njohu dramaturgjia, e përfaqësuar prej skeçeve dhe improvizimeve teatrore.
Dukuri karakteristike dhe e rëndësishme për letërsinë e kësaj periudhe ishte lulëzimi i një krijimtarie të gjerë poetike të mbështetur kryesisht në folklor, e cila pati për autor pjesëmarrës të luftës, partizanë, komandantë, të rin* etj. Përfaqësuesi më i shquai* i saj ishte M.Meto (1911-1944), që u hë i përmendur me vjershat e tij ku shprehu me një gjuhë të thjeshtë e të gjailë, aspiratat e masave popullore për çiirim kombëtar dhe shoqëror, i kënaoi heroizmit partizan dhe satirizoi ashpër fashistët italianë. Autor tjetër i njohur i kësaj letërsie është Sh. Peçi, që shkroi në frymën e krijimtarisë gojore poetike, një varg këngësh ku lartësohet patriotizmi i populiit dhe gjestet heroike të dëshmorëve,
(Ko.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Letërsia E Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare