LEVANI
✤ Fshati më i madh në rrethin e Fierit (JP) në fillim të kodrave të Mallakastrës. Qendër >e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Ferrasi, Shtyllasi dhe Peshtani, popullsia gjithsej “7974. Emri i vjetër i L. ishte Levan-Samar dhe Levan-Shaban. Para Çlirimit tokat ishin kënetore. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Gjatë Luftës ANÇ në L. janë bërë disa përpjekje me pushtuesit. Koop. bujqësore u ngrit më 1954. Me përfitimin e tokave nga tharja e kënetës të L. dhe të Hoxharës më 11.1.1956 u krijua NB e L. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e të perimeve. Më 1983 mori 43,4 kv/ha grurë. Në sektorët e Peshtanit e të Shtyllasit rritet ulliri dhe rrushi. Është e zhvilluar blegtoria, rriten gjedhë, dhen e shpendë. L. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtie e të shërbimeve komunale.

✤ Fshat malor në rrethin e Beratit (JP), në lartësinë 900 m, ku kalonte rruga e vjetër e karvaneve nga Mallakastra në Berat. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Velçan, Osmënzezë e Metohu, popullsia gjithsej 2300. L. njihet si vendbanim i vjetër. Banorët morën pjesë në kryengritjen fshatare më 1847. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942, në tetor 1943 këtu u formua batalioni partizan i Malit të Bardhë. Afër L. partizanët u mbyllën rrugën për Mallakastrën e Sipërme 6000 forcave italiane. Kolektivizimi përfundoi më 1957. L. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1972. Ka drejtim kryesor prodhimin e grarit e të lulediellit. Rriten dhentë e dhitë. L. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Levani


[cite]