LEVGNJA BESIM


LEVGNJA BESIM
✤ (1922-1968). Aktor dhe dramaturg. Artist i merituar, Hero i Punës Socialiste (pas vdekjes). Lindi në Elhasan, u detyrua të punonte që fëmijë. Mori pjesë me armë në dorë në Luftën ANÇ.

Në ato vite filloi veprimtarinë si aktor në teatrin partizan. Shkroi edhe drama («Sabaudin Gabrani», «Peza heroike»), që paraqitnin qëndresën heroike të popuilit në luftë, si dhe skeçe humoristike.

Pas Çlirimit punoi si aktor e regjisor në Teatrin Popullor dhe në Estradën e Shtetit (1953-1959). Nga veprat e para, skeçe e komedi me një akt («Ceni Hoxhë», 1945), kaloi në komedinë «Prefekti» (1948) e më pas në dramat «Janë plagët që flasin» (1951), «Dasma e madhe» (1955) etj. që u vunë në skenë, ndonëse mbetën të pabotuara. Vepër me vlerë, që pati jehonë të gjatë në skenë dhe vazhdon të luhet me sukses, është komedia Prefekti, në të cilën satirizohen orvatjet e veglave të fashizmit italian kundër lëvizjes popullore çlirimtare. Komedia ka mjaft elemente të farsës. Në tipin e prefektit, të realizuar me vërtetësi, jepet hashkëpunëtori i urryer e i degjeneraar i të huajve. Grotesku, humori që buron natyrshëm janë me forcë demaskuese të madhe. Si aktor, interpretoi role në pjesët kombëtare («Halili e Hajria» e K.Jakovës, «Votra e huej» e N.Lucës etj.) dhe në vepra të dramaturgjisë botërore (M.Gorki, U.Shekspiri, N.Gogoli etj.). Mori pjesë gjithashtu në filmin «Debatiku».

(D.S.—K.V.) 

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Levgnja Besim


[cite]