LEZHA HYDAJET


LEZHA HYDAJET
✤ (1921-1944). I ri komunist, veprimtar i vendosur i_ Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Lezhë në një familje me tradita patriotike. Punoi si druvar e murator. Gjatë shërbimit të detyruar ushtarak, ra në kontakt me komunistë dhe përqafoi idetë e vijën e PKSH. U bë pjesëtar aktiv i kryengritjes së armatosur. • Në • radhët e një njësiti partizan që vepronte në Malësinë e Lezhës (1944), dha ndihmesë të çmuar për demaskimin e reaksionit dhe mobilizimin e masave të këtyre krahinave në Luftën ANÇ. Ra heroikisht në luftë kundër tradhtarëve të vendit në Vig të Mirditës më 21.8.1944 (shih: Lufta e Vigut).

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lezha Hydajet


[cite]