LEZHA
✤ (Lisi). Një nga qytetet e lashta të Shqipërisë, qendër rrethi. Është i vendosur pranë detit, në ‘VP, midis fushës së Zadrimës në V e fushës së Bregut të Matit në J, në një kryqëzim të rëndësishëm rrugësh. Popullsia 8250 banorë. Si qytet ilir me emrin Lis u formua në fund të shek.IV p.e.re mbi bazën e një vendbanimi protourban dhe ishte qendër e rëndësishme ekonomike e politike e sundimtarëve të fundit të mbretërisë ilire. Për të parën herë përmendet historikisht më 385 p.e.re. Muret e ndanin në 3 pjesë: Akropolin, qytetin e sipërm dhe në pjesën fushore nga rrëza e kodrës deri në bregun e Drinit. Deri më sot janë zbuluar 12 porta. Pjesa e sipërme e qytetit, Akrolisi, ngrihej mbi majën e kodrës së Shelbuemit. Zhvillimin e tij më të madh Lisi e arriti në gjysmën e dytë të shek.III dhe në fillim të shek. II p.e.re, kur ai vë në qarkullim edhe monedhat e tij prej bronzi me emrin e bashkësisë qytetare. Ishte qendër zejtare e tregtare dhe port detar. Në v.213 u pushtua përkohësisht nga Filipi V i Maqedonisë, ndërsa më 168 nga romakët, të cilët i lejuan për një kohë njëfarë autonomie formale. Më pas u përfshi në provincën e Ilirikut.

Në kohën e Çezarit në Ilirik dhe më pas Lisi shndërrohet në një qytet me të drejta dhe ofiqe munieipale tipike romake. Luajti rol aktiv në ngjarjet e luftës civile midis Pompeut e Cezarit në Uiri, sidomos skela e tij, Nimfeu (Shëngjini). U fortifikua me porosi të Cezarit dhe rreth mesit të shek.I qyteti i sipërm u nda në dy pjesë.

Lisi e vazhdoi jetën qytetare dhe në mesjetën e hershme (shëk.VII-VIII). Në shek.IX bën pjesë në themën e Durrësit, përforcohet me mure rrethuese dhe në majën e kodrës mbi muret e lashta të Akropolit ndërtohet kështjella mesjetare. Një kështjellë tjetër mesjetare u ngrit mbi muret e pjesës fushore, që të mbrohej skela lumore. Qyteti • ishte qendër e rëndësishme ekonomike. Deri më 1398 ishte në duar të familjes së Dukagjinëve, të cilët ua lëshuan venedikasve. Më 1478 u pushtua nga osmanët dhe popullsia u strehua në Ishullin e Lezhës, ku mundi të qëndrojë për një kohë e panënshtruar.

Më 2.3.1444 në L. u mblodh Kuvendi i Lezhës (shih) dhe nën udhëheqjen e Skënderbeut u krijua «Lidhja e Lezhës». Këtu vdiq dhe u varros Skënderbeu. Varri i tij u shkatërrua nga osmanët. Vendvarrimi është zbuluar nga gërmimet arkeologjike pas Çlirimit dhe sot është ngritur Memoriali i Skënderbeut. Më 1912 populli i zonës së L. mori pjesë në kryengritjen e madhe për pavarësi dhe ngriti flamurin kombëtar në kalanë e qytetit. Ndërsa në shek.XIX L. përmendej me 3500 banopë, më 1936 kishte jo më shumë se 1000 banorë. Kishte mbetur një qytet i vogël zejtar, me disa kovaçana, punishte opingash, teneqexhinj etj. Urbanistika ishte krejt orientale me shtëpi të ulëta e përdhese dhe me rrugë të ngushta, të shtrembëra e të pashtruara. Më 7 prill 1939 patriotët e pritën me pushkë pushtuesin italian. Gjatë Luftës ANÇ vepruan disa baza të lëvizjes. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Qyteti i L. u çlirua më 20.11.1944.

Në vitet e pushtetit popullor L. pësoi ndryshime rrënjësore. Më 26.3.1967 këtu u mbajt kuvendi historik i tre brezave për luftën kundër fesë dhe zakoneve prapanike. Sot L. është kthyer në qytet me zhvillim industrial. Degët kryesore të ind. janë ind. ushqimore (fabrika vaji te lulediellit, miellit, çembrionizimit të misrit, fabrika konservash peshku, frutash dhe perimesh etj). dhe ind. e letrës, më e rëndësishmja e këtij lloji në Republikë. Ka gjithashtu fabrikë tullash, tjegullash, parafabrikatesh, SMT, ofiçina mekanike etj. Qyteti është ndërtuar krejt i ri. Shtëpitë e vjetra u shembën nga tërmeti i 15 prillit 1979 dhe u ngritën tri lagje të reja. Është nyje e rëndësishme e komunikacionit automobilistik dhe hekurudhor.

L. ka 3 shkolla të mesme, 2 shkolla 8-vjeçare, 3 kopshte, 2 çerdhe, muze historik, muze etiiografik, muze të tërmetit të 15.4.1979, monumente si busti i Skënderbeut, obelisku i Lidhjes së Lezhës, obelisku për likuidimin e pasojave të tërmetit; park arkeologjik, pallat kulture, shtëpi pionieri, bibliotekë qendrore, kinema:, stacion bujqësor, qendër sanitare dhe epidemiologjike, spital, poliambulancë, klinikë dhëmbësh, rrjet tregtar e komunal. Ka teatër dhe estradë amatore, teatër kukullash. Klubi sportiv mban emrin «Besëlidhja». Veprojnë dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve, rrethet shkencore të gjuhësisë, jfolklorit e historisë. Pranë qytetit janë hoteli i gjuetisë i Ishullit të Lezhës dhe Shëngjini me plazhin e tij.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lezha


[cite]