LIBOHOVA
✤ Qytet në rrethin e Gjirokastrës (L), rrëzë malit Bureto në lartësinë rreth 500 m. Popullsia 2500 banorë. Gjetjet arkeologjike e dëshmojnë vendbanim të lashtë. Nga fundi i shek. L. mori tiparet e një qyteti dhe në shek. ishte qendër bujqësore me mbi 7000 banorë. Kalaja e L., sot monument kulture, u ndërtua nga Ali pashë Tepelena. Banorët e L. kanë tradita patriotike, demokratike e kulturore. Në shek. XIX në Qafën e Bogazit (Peshkëpi) i bënë pritë ekspeditës osmane, që vinte nga Janina për të shtypur kryengritjen në J. Disa djem të L. dhanë jetën në luftën e Janinës kundër copëtimit të trojeve shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare u zhvillua një veprimtari e gjerë për të mbështetur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u ngritën 3 çeta që luftuan për mhrojtjen e pavarësisë më 1913-1918 dhe në Luftën e Vlorës mori pjesë një çetë nga L. Është vendlindja e Heroit të Popullit Avni Rustemi (shih). Vegjëiia e qytetit mbështeti Revolucionin e Qershorit 1924, ka luftuar kundër bejlerëve dhe ka pasur disa pjesëmarrës në lëvizjen e Vlorës (1931) dhe në kryengritjen antizogiste të Fierit (1935). Shkolla e parë shqipe u çel më 1908 dhe më 1935 banorët ndërtuan vetë shkollën fillore. Më 1920 L. u kthye në qendër nënprefekture, duke pasur Pogonin e Dropullin e Sipërm në varësi deri më 1947. Më 7.4.1939 libohovitët morën pjesë në pritën e Dhuvjanit për vrasjen e komandantit të xhandarmërisë, që shkonte për të pritur pushtuesit fashistë.
Gjatë Luftës ANÇ L. u bë bazë e rëndësishme e saj duke iu kundërvënë reaksionit të fortë. Celula e parë e PKSH u ngrit në dhjetor 1942, njësiti gueril mori emrin e dëshmorit të Luftës ANÇ «Sabaudin Gabrani». U çlirua për herë të parë më 11.2.1943 (shih: Aksioni i Libohovës). Pushtuesit fashistë dhe tradhtarët e dogjën dhe e plaçkitën disa herë qytetin, ndërsa në operacionin e gushtit 1943 pushkatuan si raprezalje 10 aktivistë të lëvizjes ANÇ.
Pas Çlirimit L. ka ndryshuar tërësisht. U rindërtuan shtëpitë e djegura dhe janë ndërtuar të reja. Është ndërtuar një hidrocentral dhe u zgjerua sheshi pranë burimit Gushnica (Zhepa), ku është një rrap shekullor, monument natyre. Sot L. është qendër bujqësore e blegtorale, ka një kompleks për rritjen e lopës, sektor për rritjen e derrit dhe disa punishte qumështi. Ujëmbledhësi i Doftisë (shih) ujit 4200 ha. L. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë tetëvjeçare, shtëpi kulture, bibliotekë, Muzeun historik të qytetit dhe muzeun «Avni Rustemi», poliklinikë, rrjet tregtar e komunal. Në qendër është busti i Avni Rustemit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Libohova