LICEU KOMBËTAR I KORÇËS


LICEU KOMBËTAR I KORÇËS
✤ E para shkollë e mesme e arsimit të përgjithshëm në Shqipëri, qendër kulturore dhe ‘vatër revolucionare. U hap më 25.10.1917 me vendim të Këshillit Qeveritar të Krahinës Autonome të Korçës, pas një Iufte të ashpër kundër feudaiëve e klerikëve antikombëtarë, Më 1921 mori emrin «Liceu Kombëtar». Ishte shkollë laike, mikste, kombëtare. Mësimet bëheshin frëngjisht, me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe. Nxënësit dhe mësuesit përparimtarë të tij kanë luajtur rol të rëndësishëm në lëvizjen demokratike antizogiste, në përhapjen e ideve komuniste dhe në Luftën ANÇ. Nxënës (1927-1930) dhe mësues (1937-1939) i këtij Liceu ka qenë edhe sh. Enver Hoxha, i cili punoi për të përhapur idetë revolucionare marksiste-leniniste, për të edukuar nxënësit me dashurinë për popullin e atdheun, me urrejtjen për regjimin feudo-borgjez. Nxënësit e L.K. të K. kanë marrë pjesë në veprime revolucionare, në manifestime e aksione antifashiste, në Luftën ANÇ. Liceistët u rreshtuan në qershor 1924 përkrah forcave demokratike në Revolucionin Demokratiko-Borgjez, më 21.2.1936 përkrah punëtorëve dhe zanatçinjve në demonstratën e bukës, më 28.11.1939 në demonstratën antifashiste të udhëhequr nga sh. Enver Hoxha. Pas fhemelimit të PKSH dhe krijimit të organizatës së rinisë komuniste këtu u formuan grupet e para edukative e pastaj aktivet e rinisë komuniste, të rinjtë e Liceut shpërndanin trakte, mblidhnin ndihma, bojkotonin aktivitetet e organizatave fashiste, merrnih pjesë në atentate e aksione kundër pushtuesve dhe tradhtarëve. Për të shuar këtë veprimtari revolucionare, pushtuesit fashistë e mbyllën disa herë këtë shkollë. Pas mitingut të Voskopojës, nga i cili 150 liceistë dolën partizanë, L.K. i K. u mbyll deri në Çlirimin e atdheut. Nga radhët e kësaj shkolle 384 liceistë luftuan me armë në dorë dhe 54 prej tyre ranë dëshmorë për çlirimin e atdheut, nga këta 3 Heronj të Popullit. Pas Çlirimit L.K. i K. mori emrin e ish-nxënësit dhe mësuesit të kësaj shkolle, dëshmorit Raqi Qirinxhi, Mësues i Popullit. Shkolla e mesme e përgjithshme i ka ruajtur këto tradita dhe ka ecur përpara në rrugën e përgjithshme të revolucionarizimit të shkollës sonë të re socialiste.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liceu Kombëtar I Korçës


[cite]