LIDHJET E MËSUESVE


LIDHJET E MËSUESVE
✤ (1921-1924). Organizata profesionale të mësuesve të krijuara për mbrojtjen e interesave të tyre dhe për zhvillimin e laieizimin e arsimit kombëtar. Lidhja e parë u formua në Gjirokastër me nismën e Avni Rustemit. Më pas, të tilla u ngritën në disa* qendra kryesore të vendit dhe kishin shtrirje të kufizuar lokale sipas prefekturave. L. e M. botuan dhe programet e tyre. Kongresi Arsimor i mbajtur në Tiranë, me nismën e mësuesve, nga 12-21 gusht 1924, themeloi «Lidhjen e Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë». U botua edhe statuti i Lidhjes me 40 nene, që ishte edhe programi i saj. Lidhja luftonte për zhvillimin e arsimit mbi parimet kombëtare e demokratike.

(Xh.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lidhjet E Mësuesve


[cite]