LIGJET EKONOMIKE TË SOCIALIZMIT
✤ Shprehin thelbin e dukurive e të proceseve ekonbmike objektive, lidhjet thelbësore të brendshme, të domosdoshme, relativisht të qëndrueshme dhe që përsëriten vazhdimisht në to. Ato janë ligje të zhvillimit të shoqërisë socialiste. Duke qenë se ligjet -ekonomike kanë karakter objektiv, njerëzit nuk mund t’i krijojnë, t’i ndryshojnë ose t’i zhdukin; ata mund t’i zbulojnë ato, të njohin kërkesat e tyre dhe t’i përdorin në interes të shoqërisë. Në socializëm vepron një sistem i caktuar ligjesh ekonomike, i cili përbëhet nga ligjet e veçanta, të përbashkëta dhe ‘të përgjithshme. Vendin kryesor e zënë ligjet ekonomike të veçanta, të cilat shprehin përmbajtjen e proceseve dhe të dukurive të reja ekonomike që janë karakteristike për socializmin dhe që e dallojnë atë nga kapitalizmi. Ligje ekonomike të veçanta të socializmit janë: ligji ekonomik themelor, ligji i zhvillimit të planifikuar e përpjesëtimor, ai i shpërndarjes sipas sasisë e eilësisë së punës etj. Rolin përcaktues në ligjet e veçanta e ka ligji ekonomik themelor. Ligje të përbashkëta janë: ligji i vlerës, ligji i qarkullimit monetar etj., që veprojnë edhe në rende të tjera ekonomiko-shoqërore, por që në socializëm marrin përmbajtje të re dhe veprojnë brenda eaqesh të kufizuara e të kontrolluara nga shoqëria. Ligje të përgjithshme që veprojnë në të gjitha rendet ekonomiko-shoqërore janë: ligji i përputhjes së domosdoshme të marrëdhënieve në prodhim me karakterin e forcave prodhuese dhe ai i rritjes së rendimentit të punë’s. Ligjet ekonomike të socializmit janë në unitet e bashkëveprim të ndërsjellë me njëri-tjetrin.
(A.Fe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ligjet Ekonomike Të Socializmit
[cite]