LIGJI
✤ Akt normativ i organit më të lartë të pushtetit shtetëror, me të cilin rregullohen marrëdhëniet më të rëndësishme të shoqërisë dhe vihen rregulla të detyrueshme për institucionet, ndërmarrjet, organizatat dhe shtetasit. L. në RPSSH nxirret nga Kuvendi Popullor sipas një proeedure të veçantë. Iniciativa ligjvënëse i përket Presidiumit të Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe deputetëve. L. hyn në~fuqi 15 ditë pas” botimit të tij në Gazetën Zyrtare, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga vetë L. Zbatimi i përpiktë dhe i njëllojtë i L. është i detyrueshëm për të gjithë subjektet, të cilëve u drejtohët. Termi L. në kuptimin më të gjerë përfshin edhe dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe aktet normative të organeve të tjera shtetërore.

(N.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ligji


[cite]