LIK UILJAM MARTIN
✤ (William Martin Leake, 1777-1860). Ushtarak anglez dhe përfaqësues politik i qeverisë angleze pranë oborrit të Ali pashë Tepelenës në fillim të shek.XIX. Është autor i dy veprave anglisht: Kërkime në Greqi (1854) (Researches in Greece) dhe Udhëtime në Greqinë e Veriut (1835, vol. 1-4 (Travels in Northen Greece). Në veprën e parë përveç materialeve të ndryshme me karakter ekonomiko-shoqëror dhe politik që i interesojnë Shqipërisë, ai jep edhe shënime mbi gramatikën shqipe në bazë të një punimi të hartuar nga mësuesi Ëvstrat Vithkuqari dhe mbi, një fjalor të gjuhës shqipe, ndërsa në veprën e dytë, materialet përshkrimore janë më të pasura sidomos për ekonominë, shoqërinë dhe gjendjen politike të Shqipërisë J nën sundimin e Ali pashë Tepelenës si dhe për vendgjetjet arkeologjike. (Sh. Me.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lik Uiljam Martin
[cite]