LIGJI EKONOMIK THEMELOR I SOCIALIZMIT


LIGJI EKONOMIK THEMELOR I SOCIALIZMIT
✤ Përcakton aëllimin e prodhimit në socializëm dhe mjetin për arritjen e tij. Idetë kryesore të L.E.TH. të S. i kanë dhënë Marksi, Engelsi dhe Lenini, por formulimin e plotë të tij e ka dhënë J.V. Stalini: «Sigurimi i plotësimit maksimal të nevojave materiale dhe kulturore gjithnjë më të mëdha të mbarë shoqërisë me anën e rritjes dhe të perfeksionimit të pareshtur të prodhimit socialist mbi bazën e një teknike më të lartë» («Problemet ekonomike të socializmit në BRSS», T, 1974, f.47). L.E.TH. i S. është antipod i L.E.THi të kapitalizmit, që ka për qëilim sigurimin e fitimit sa më të madh. PPSH dhe shoku Enver Hoxha, duke mbrojtur pikëpamjen marksiste-leniniste për këtë ljgj në luftë me teoritë e praktikat revizioniste, kanë orientuar drejt zhvillimin e ekonomisë sonë socialiste dhe ngritjen e pandërprerë të mirëaenies së popullit. Ata kanë theksuar kurdoherë se zhvillimi i prodhimit duhet parë në unitet me forcimin ë rendit shoqëror socialist, plotesimi i nevojave materiale e kulturore të punonjësve në unitet me edukimin komunist të tyre, mirëqenia e të gjithë popullit në unitet me forcimin e pavarësisë e të fuqisë mbrojtëse të atdheut, interesi i përgjithshëm dhe kolektiv në unitet me interesin vetjak etj.

(L.Ba.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ligji Ekonomik Themelor I Socializmit


[cite]