LIQENASI
✤ (Pusteci). Fshat në rrethin e Korçës (VL), në breg të liqenit të Prespës së Madhe. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Zaroshkë, Cerje, Lajthize, Djellas (Shulin), Gollomboç, Goricë e Madhe Goricë e Vogël dhe Kallamas (Bezmisht), popullsia gjithsej 3920 banorë. Është fshat i lashtë. Kisha e Shën Marisë e shek. XIV në ishullin e Maligradit është e përmendur për pikturat murale me vlera artistike. Banorët e L. janë me kombësi maqedone. Në këtë zonë kanë vepruar çetat e lirisë gjatë luftës për Pavarësi, ahe ka qenë vend takimi e bashkëpunimi me çetat maqedone. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Midis betejave të zhviiluara këtu është ajo e 11 gushtit 1943 ndërmjet batalionit «Fuat Babani» dhe forcave fashiste italiane në Qafën e Bigllës. L. përfshihet në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtisë (mbarështimi i dhenve) dhe peshkimi. L. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë në gjuhën maqedone, muze, vatër kulture, librari, spital njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Liqenasi
[cite]