LIQENET E LURËS


LIQENET E LURËS
✤ Liqene akullnajore në shpatin L të Kurorës së Lurës në lartësi 1500-1600 m. Nga 12 liqene. 8 kanë ujë vazhdimisht, ndërsa të tjerët periodikisht, Kanë sipërfaqe të përgjithshme rreth 100 ha. Më të njohurit janë Liqeni i Madh me sipërfaqe 32 ha, me gjerësi maksimate 300 m dhe me gjatësi 425 m; Liqeni i Pishave me sipërfaqe 13 ha; Liqeni i Zi, me sipërfaqe 8 ha, Liqeni i Luleve me sipërfaqe 4 ha etj. Ushqehenme ujë nga reshjet e borës e të shiut. Kanë regjim tipik alpin, me lëkundje të vogla të nivelit gjatë vitit. Nivelet më të larta vrojtohen në pranverë, pas shkrirjes së borës, ndërsa më të ulëtat në dimër, kur liqenet ngrijnë dhe mbulohen me borë. Në to ka amfibë si tritonë etj., tipikë të trevave alpine. Ngjyra e blertë e mbyllur e ujërave dhe pyjet e pishës aë i rrethojnë L. e L. krijojnë një mjedis piktoresk dhe një vend pushimi mjaft tërheqës.

(A. Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liqenet E Lurës


[cite]