LIQENI I VAUT TË BEJËS


LIQENI I VAUT TË BEJËS
✤ Ujëmbajtës artificial i krijuar më 1971 në rrjedhjen e poshtme të Drinit, pas ndërtimit të digave të HEC të Vaut të Dejës në Qyrsaç 46.4 m e lartë dhe në Zadejë 60 m e lartë. Shërben për rregullimin e rrjedhjes së Drinit për HEC e Vaut të Dejës. L. i V. të D. ka sipërfaqe të pasqyrës së ujërave 24.7 km2, thellësinë më të madhe 52 m dhe vëllim 580 milionë m3 ujë. Ndodhet në lartësinë 74 m dhe ndjek konturet e luginës së Drinit; mbi të eilën është vendosur dhe ka gjatësi maksimale 10 km e gjerësi maksimale 1,2 km.

(N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liqeni I Vaut Të Bejës


[cite]