LLAKATUNDI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (V), në bregun e majtë të Shushicës, në grykëderdhje. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Drithas, Grabian, Lubonjë, Picar, Shushicë; popullsia gjithsej 5620 banorë. Dëshmohet me këtë emër qysh prej vitit 1431. Në Ll. ka pasur qendrën nënkomisioni i Luftës së Vlorës (1920). Tokat e Ll. kanë qenë pronë e çifligarit Eqerem bej Vlora, i cili më 1936 një pjesë të çifligut ua shiti kapitalistëve, italianë. Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1942, celula e PKSH në korrik 1943 (Drithas). Më 20.8.1942 u formua çeta «Bashkimi». Ll. u çlirua në gusht 1944. Në janar 1945 u shtetëzua ferma kapitaliste SIBS dhe u ngrit ferma shtetërore. Sot është qendër e NB «Lufta e Vlorës». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, perimeve dhe është e njohur për pjeshkët. Ka kompleks për rritjen e gjedhit e të shpendëve. Ll. ka shkolië të mesme zooteknike e bujqësore, shkoilë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, klinikë dentare, shtëpi kulture, bibliotekë, kinema, muze historik, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Llakatundi
[cite]